Këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se ai është liruar pas pranimit të fajësisë.
“I pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘Kanosja’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykatës kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, thuhet në përgjigje.
E për lirimin e Kelmendit ka njoftuar edhe Gjykata Themelore në Prishtinë.
"Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit B.K., Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë ka vlerësuar se kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, andaj ka vendosur që i njëjti të mbrohet në liri", ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.