Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ekipi i filmit biografik për Britney Spearsin gjen skenaristen

Britney Spears dhe Liz Meriwether

Britney Spears dhe Liz Meriwether

Foto: Associated Press

Filmi biografik për këngëtaren Britney Spears, i bazuar në librin autobiografik të saj të vitit 2023 “The Woman in Me”, ka zgjedhur skenaristen që do ta sjellë historinë në ekran.

Skenarin do ta shkruajë Liz Meriwether, krijuesja e serialit të njohur “New Girl” dhe bashkëkrijuese e “Dying for Sex”. Filmi do të drejtohet nga Jon M. Chu, ndërsa producent do të jetë Marc Platt, i njohur për filmin “Wicked”, ka shkruar Variety.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studioja "Universal Pictures" siguroi të drejtat për librin në vitin 2024.

Regjisori Jon M. Chu ka konfirmuar se vetë Spears do të jetë e përfshirë ngushtë në realizimin e projektit.

“Britney do të jetë shumë e përfshirë. Ende nuk kemi nisur punën, por ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në proces”, ka thënë ai për "Entertainment Tonight".

Lidhur me spekulimet për aktoren që do të interpretojë Britneyn, Chu ka thënë se ka parë sugjerimet e fansave, përfshirë emrat e Sabrina Carpenter dhe Sydney Sweeney, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

“I shoh gjithmonë sugjerimet e fansave, sepse ndonjëherë mund të kenë ide të mira. Por fillimisht duhet të përcaktojmë qasjen që do të ketë filmi dhe më pas të zgjedhim aktoren e duhur”, ka thënë ai.

Regjisori ka zbuluar se pas leximit të autobiografisë së Sperasit, e pa atë në një këndvështrim krejt tjetër.

“Ajo ka qenë gjithmonë një ikonë, por pasi lexova librin e saj, e pashë si një njeri. Dua ta sjell në ekran atë anë njerëzore, pa humbur madhështinë që e ka bërë një yll botëror”, ka thënë ai.

Ndërkohë, disa aktore kanë shprehur publikisht dëshirën për ta interpretuar Spearsin në film, mes tyre Millie Bobby Brown, Emma Roberts dhe Olivia Holt.

“Do të doja të luaja një person real. Historia e Britney Spears më prek dhe më identifikon”, pati deklaruar më herët Bobby Brown.