Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Letra prekëse e Guimaraesit: Babi, a do të luajmë me top?

Bruno Guimaraes

Bruno Guimaraes theu heshtjen. Tre ditë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, futbollisti publikoi një letër të gjatë dhe emocionale në rrjetet sociale, në të cilën merr përgjegjësi të plotë, rrëfen se ka përjetuar “dhimbje të madhe” dhe zbulon momentin që e ndihmoi të fillonte të rikuperohej.

“E kam shkruar dhe e kam fshirë këtë mesazh kaq shumë herë sa që kam humbur numërimin”, e nis letrën futbollisti i Newcastlet, para se të shpjegojë pse ndihet i detyruar të flas hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë kam qenë këtu për fitoret, kështu që nuk ka asgjë më të drejtë sesa të shfaqem tani dhe të mos fshihem për të folur”.

Braziliani pranoi se humbja e penalltisë e ka prekur thellë.

“Futbolli, i cili më ka dhënë gjithçka që kam, tani është përgjegjës për dhimbjen më të madhe të 28 vjetëve të jetës sime”, ka shtuar mesfushori.

Humbja e penalltisë dhe eliminimi në 1/8 e finales pas disfatës 2:1 nga Norvegjia, sipas brazilianit është e vështirë dhe dhemb shumë.

Megjithatë, pjesa më prekëse vjen kur ai kujton momentin kur u kthye në shtëpi.

“Gjëja më e pabesueshme nga të gjitha ishte kthimi në shtëpi pas ditës më të trishtuar të jetës sime dhe gjëja e parë që më thanë fëmijët e mi kur u zgjova ishte: ‘Babi, a do të luajmë me top?’”.

Një frazë që e bëri të kuptonte se “pavarësisht nëse ka ditë të këqija apo të mira, futbolli do të jetë gjithmonë dashuria e madhe”.