Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flet asamblisti që alarmoi për gjendjen e ujit në Pishinën e Gërmisë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Enver Redenica, ka deklaruar se Pishina e Gërmisë është mbyllur për shkak të papastërtisë së ujit.

Ai ka thënë se Inspektorati ka marrë vendim për mbylljen e saj pas ankesave të disa qytetarëve për gjendjen e ujit në këtë pishinë publike të kryeqytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, edhe vitin e kaluar kjo pishinë është mbyllur për të njëjtin shkak. 

“Po besoj se uji është i papastër për shkak se është mbyllur. Edhe vitin e kaluar e kemi pasur të njëjtin shqetësim, por sivjet është më mirë sesa vitin e kaluar sepse nuk kemi të lënduar.  Para 3-4 ditëve kemi marrë mesazhe nga qytetarët se uji është i papastër. Inspektorati ka dalë në terren dhe e ka mbyllur pas emailit që ia kam dërguar. Është keq që është mbyllur sepse qytetarët e Prishtinës e kanë të vetmen pishinë ku mund të dalin dhe të freskohen”, ka thënë ai të mërkurën në emisionin “tre8tre” në KTV.

Redenica ka vlerësuar se nevojitet blerja e makinave për pastrim të ujit në pishinë, për cka e ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për mosblerje të tyre.

“Herën e kaluar do të duhej të shkarkohej drejtori Bardh Krasniqi, kur ishte bërë gabimi, pra të marrë përgjegjësi. Nuk e di se kush po e bllokon Përparim Ramën të blejë makinë për pastrimin e ujit të Pishinës së Gërmisë. Rama nuk e ka hallin te qytetarët, të gjitha ndërmarrjet janë buzë falimentimit... Çmimet janë të papërballueshme, janë të njëjta me çmimet në pishinat private, por që dallon cilësia”, ka thënë ai.

Ndërmarrja “Sport Marketing” ka njoftuar të martën se Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e analizave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Kjo ndërmarrje ka thënë se kërkesa për mbyllje të përkohshme është bërë nga Inspektorati Sanitar.