Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Daily Mail: Pamela Anderson në lidhje me Liam Neeson

Pamela Anderson  dhe Liam Neeson

Pamela Anderson dhe Liam Neeson

Aktorja Pamela Anderson (58) dhe aktori Liam Neeson (73) janë në lidhje dashurie, ka treguar një burim për “Daily Mail”. 

Anderson dhe Neeson janë parë shumë të afërt në tapetin e kuq ndërsa promovuan filmin e zhanrit komedi “The Naked Gun” në New York dhe Londër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pam është shumë e tërhequr ndaj Liamit, pasi ai është plotësisht i hapur ndaj mënyrës së saj të të menduarit dhe të jetesës, veçanërisht qasjes së saj ndaj famës. Ajo u ka thënë miqve se është i dashur dhe bën shumë gjëra të ëmbla për të si i dërgon lule apo kalon kohën me djemtë e saj”, ka thënë burimi. 

Ai ka thënë se çifti ka arritur ta mbajë lidhjen larg qendrës së vëmendjes duke kaluar kohë në shtëpinë e saj në Kanada. 

Liam Neeson bëri bujë me dy filmat e tij “Taken” dhe “Taken 2” kur u kritikua se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve përmes portretizimit të tyre si kriminelë.  

Skena nga filmi "Taken" (2008)