Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, kanë bërë një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.
Ronaldo i ka propozuar martesë të dashurës së tij me të cilën është në lidhje që nga viti 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjithë jetët e mija”, ka shkruar Rodriguez në fotografinë që tregon dorën e saj me unazën e fejesës.
Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse.
Georgina Rodriguez ka dy fëmijë biologjikë me Cristiano Ronaldon: një vajzë me emrin Alana Martina dhe një vajzë tjetër me emrin Bella Esmeralda. Ronaldo ka edhe tre fëmijët më të mëdhenj: Cristiano Jr. dhe binjakët Mateo dhe Eva.