Showbiz

Catherine Zeta Jones e vlerëson si të jashtëzakonshme Jenna Ortegan

Jenna Ortega dhe Catherine Zeta Jones

Jenna Ortega dhe Catherine Zeta Jones

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Catherine Zeta Jones, e ka vlerësuar “të jashtëzakonshme” kolegen e saj, artisten, Jenna Ortega.

55-vjeçarja, e cila me Ortegan luan në serialin e njohur “Wednesday”, që transmetohet në platformën Netflix, ka thënë se ajo është shumë profesionale.

“Ne kemi bërë prova. Janë sikur koreografi dhe akrobacione. Na duhet të jemi të kujdesshme, pasi punojmë me armë të vërteta”, ka thënë Zeta Jones për revistën People, ka raportuar FemaleFirst.

Aktorja ka thënë se Ortega, ani pse ka agjendë shumë të ngjeshur, ka gjetur kohë për t’u përgatitur si duhet për skenën.

“Gjente kohë nga agjenda e saj, e cila është shumë më e ngjeshur se e imja, për të ardhur e për të ushtruar me mua, dhe pastaj punonim edhe me koordinatorin e akrobacioneve, dhe në fund doli me të vërtetë shumë mirë”, ka thënë Zena Jones, e cila në serial luan rolin e Morticia Addams.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu edhe artistin, Luis Guzman, i cili luan rolin e Gomez Addams, për përgatitjen para incizimeve. Dyshja ka bashkëpunuar për të vallëzuar tango dhe ylli ka thënë se Guzman “ka punuar shumë”.

Ndërkohë Ortega, më parë pati thënë se është shndërruar në person “të palumtur” pas sezonit së parë të “Wednesday”.

22-vjeçarja, që luan rolin e Wednesday Addams, ka treguar se ka pasur vështirësi të përballet me presionin e famës.

“Të jem e sinqertë, pas xhirimeve po mundohesha të qartësoja gjërat, isha person i palumtur. Pas presionit, vëmendjes, si dikush që është mjaft e mbyllur në vete, ishte shumë tensionuse dhe e frikshme”, pati thënë Ortega për Harper’s Bazaar.