Një prokuror serb ka ngritur të martën padi ndaj 13 personave, përfshirë një ish-ministër, lidhur me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor vitin e kaluar, që ka lënë të vdekur 16 persona dhe ka shkaktuar muaj të tërë protestash antiqeveritare në të gjithë vendin.
Ish-ministri i Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Transportit, Goran Vesiq, dhe 12 të tjerë, përfshirë ndihmësin e tij dhe kreun e kompanisë hekurudhore, janë paditur për akuza për siguri publike, ka thënë zyra e prokurorit në qytetin e Novi Sadit në një deklaratë.
Akuza përfshin "vënien në përdorim të ndërtesës së stacionit, edhe pse punimet e ndërtimit ishin duke u zhvilluar dhe nuk ishte lëshuar një leje për ta mbajtur ndërtesën në shfrytzëim”, thuhet më tej në deklaratë .
Akuza të tjera përfshijnë "mosmirëmbajtja e strukturës së ndërtesës".
Akuza duhet të verifikohet nga një gjykatë.
Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë pas shembjes së çatisë, përfshirë mbylljen e universiteteve, kanë tronditur sundimin e ppresidentit Aleksandar Vuçiq, një ish-ultranacionalist i cili doi me kauzën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2008.
Protestuesit, të cilët fajësojnë korrupsionin për katastrofën në Novi Sad, kërkojnë zgjedhje të parakohshme që shpresojnë se do ta largojnë Vuçiqin dhe partinë e tij nga pushteti pas 13 vjetë sh.
Ata akuzojnë Vuçiqin dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, dhunë kundër rivalëve dhe kufizim të lirive të medias. Vuçiqi i mohon akuzat.