Një aksident tragjik ka lënë të vdekur katër persona në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë të enjten mbrëma.
Sipas mediave maqedonase, një kamion me targa të Kosovës është përplasur me një veturë të tipit BMË. Vetura është përfshirë nga zjarri dhe sipas raportimeve katër personat kanë vdekur në vendngjarje.
Ministria e Brendshme maqedonase ka thënë se 76-vjeçari B.B., shoferi i kamionit nga Kosova, ka humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe ka dalë në korsinë e kundërt të autostradës duke e goditur veturën me katër pasagjerë nga Shkupi.
Sipas ministrisë, vetura me targa të Shkupit drejtohej nga një 51-vjeçar i identifikuar, me iniciale R.V., dhe dy të tjerë në veturë që janë identifikuar si 20-vjeçarë me iniciare A.V. dhe P.M. Ndërkohë, një tjetër pasagjer që vdiq nuk është identifikuar ende.
Shoferi i kamionit është arrestuar.
VIDEO
Edhe
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
https://www.facebook.com/share/r/1JTg1ZkNoS/?mibextid=wwXIf