Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Grenelli komenton protestat në Serbi: Ndryshimi i liderit duhet të bëhet pa dhunë

Richard Grenell

Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi, gati tre muaj pas nisjes së protestave të studentëve dhe qytetarëve për shkak të shembjes së një tende hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 15 persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Në një postim në platformën X, Grenell ka porositur protestuesit se është “gjithmonë e rëndësishme të ngrini zërin dhe të dëgjoheni”, por ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të dënojnë dhunën dhe t'i përmbahen demonstratave paqësore.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Procesi demokratik duhet të respektohet. Ne nuk i mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose që marrin me forcë ndërtesat qeveritare. Nëse nuk ju pëlqen një ligj apo një udhëheqës, atëherë punoni për ta ndryshuar atë - por mos përdorni dhunën”, ka shkruar Grenell.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ngarkuar Richard Grenell që ta ndihmojë administratën e re amerikane me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani gjatë administratës së parë të Trump, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes Kosovë-Serbi, dhe kreu një detyrë si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare.

Ai ishte gjithashtu një pretendues për të shërbyer si sekretar i Shtetit, por Trump zgjodhi të emërojë senatorin nga Florida, Marco Rubio.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, pati shkruar Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, duke njoftuar emërimin.

Grenell mbeti pranë Trumpit pasi ai u largua nga detyra në vitin 2021, duke shërbyer ndonjëherë si këshilltar kryesor për politikën e jashtme. Ai ishte një mbështetës i hershëm i fushatës së Trump në 2024 dhe mbajti ngjarje të shumta për kandidatin republikan të fokusuar në ekonomi dhe sigurinë kombëtare./KP