Një ngjarje jo dhe aq e zakonshme ka ndodhur në Roskovec të Fierit. Një 69-vjeçar kamuflohej si grua pasi ishte nën arrest shtëpiak dhe dilte nëpër fshat.
Siç raporton Top Channel, Jorgo Hatiaj është filmuar nga një qytetare duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos binte në sy të policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u raportua dhe u arrestua nga Policia e Fierit, derisa materialet i janë përcjellë prokurorisë për veprimet e mëtejshme procedurale.
Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap.