Xhudistja Laura Fazliu është një fitore larg medaljes në Grand Prix në Qingdao të Kinës.
Laura po garon sot në kategorinë deri 63 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNisi me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa më pas e mposhti turken Olzem Yildiz. Në çerekfinale zhvilloi betejë të vërtetë me japonezen Narumi Tanioka. Dhe pas 7:44 minuta luftë, japonezja fitoi me “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo.
Në repesazh, Laura fillimisht e mposhti xhudisten italiane, Thauani Capanni Dias. Në luftë për medalje të bronztë do të përballet me bjellorusen Yana Marketskaya.
Të shtunën garoi edhe Dardan Cena. Në luftën e parë e mposhti jug-koreanin Woojin Shin, ndërsa në luftën e dytë të kategorisë deri 73 kg pësoi nga xhudisti i Rusisë, Buian-Kherel Sanaa.