Spanja ka fituar 1:0 ndaj Uruguait në orët e hershme të së shtunës. Kampionia e Evropës e ka fituar Grupin H, ndërsa kampioni i dyfishtë Botëror, Uruguai, u eliminua. Alex Baena e shënoi golin e fitores për Spanjën në minutën e 42-të. Në fakt ishte më shumë gabim i portierit të Uruguait, Fernando Muslera.
Për 40-vjeçarin Muslera ishte gabimi i tretë në Botëror. Ai kërkoi që të zëvendësohej pas pjesës së parë. Sergio Rochet qëndroi në portë në pjesën e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur raportime për atmosferë jo të mirë tek Uruguai para ndeshjes. Federico Valverde u zëvendësua në minutën e 57-të.
Trajneri i njohur argjentinas, Marcelo Bielsa mori përgjegjësinë për elimininim, ndonëse ka theksuar se Uruguai është dashur t’i ketë shtatë pikë në vend të dy.
Uruguai dhe Arabia Saudite mbetën me nga dy pikë dhe u eliminuan. Spanja e fitoi grupin me shtatë pikë, ndërsa si i dyti me tri pikë, avancoi Kepi i Gjelbër.