Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PIKË me Veton Surroin

Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafire Vesna Pusiq

Çka thotë ish-ministrja e Jashtme kroate për Kosovën?

Si u angazhua Dobrica Qosiqi për të drejtat e njeriut, pos për shqiptarët?

Pse Kosova ishte testi i mosfunksionimit të Jugosllavisë?

Pse hyrja e Malit të Zi në BE është çështje ekzistenciale për këtë shtet?

Pse duhet rrethuar Serbinë me suksese?

Për këto dhe tema të tjera sonte nga ora 20:00, në PIKË, publicisti Veton Surroi diskuton me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq. LIVE në KTV dhe në kanalin e KTV-së në YouTube. (Pjesa e parë)