Notari amerikan, Bobby Finke, e ka thyer rekordin botëror në disiplinën 1500 metra stil i lirë, teksa e ka mbrojtur titullin olimpik.
Finke të dielën u stolis me një tjetër medalje të artë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari e përfundoi garën për 14 minuta, 30 sekonda e 67 të qindtat në “La Defense Arena”.
E theu rekordin 12-vjeçar të vendosur nga Sun Yang në “Londra 2012”. Ai e kishte përfunduar garën për 14:31.02 minuta.
Italiani Gregorio Paltrinieri përfundoi i dyti me 3.88 sekonda prapa Finkes, kurse Daniel Ëiffen, medalisti i artë në 800 metra, e fitoi të bronztën për Irlandën.