Australiania Noemie Fox ka dalë nga hija e motrës së saj kampione e trefishtë olimpike, Jessica, për ta fituar medaljen e artë në disiplinën kros të kajakut në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
27-vjeçarja fitoi medaljen e 13-të të artë për Australinë në Paris në garën e re olimpike. Pasi kaloi vijën e finisht, Noemiet iu bashkua në ujë motra e saj, Jessica, 30-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është çmenduri që kjo medalje më takon mua”, ka thënë Noemie pas medaljes së artë të fituar të hënën.
Medaljen e argjendtë e fitoi francezja Angele Hug, kurse Kimberley Woods e Britanisë së Madhe fitoi të bronztën.