Kampionia olimpike në boks, Imane Khelif, ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë, për ngacmimet që iu bënë në internet. Ajo ishte pre e kritikave, akuzave e pretendimeve lidhur me gjininë gjatë Lojërave të Parisit.
Khelif e fitoi medaljen e artë të premten, duke u bërë heroinë e Algjerisë dhe duke sjellë vëmendje globale në boksin e grave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkesa është dorëzuar të premten në zyrën e Prokurorisë së Parisit për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet, tha avokati Nabil Boudi.
Në një deklaratë, ai e përshkroi fushatën kundër boksieries si “mizogjiniste, raciste dhe seksiste”.
Tani u takon prokurorëve të vendosin nëse ka bazë për të nisur hetimet.