Viti 2025 ka qenë i mbushur me lajme të mira për filmin shqiptar dhe projektet kinematografike, bashkë me aktorët e regjisorët tanë, kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme, duke na bërë edhe një herë krenarë me punën e tyre. E për të gjithë shikuesit besnik të emisionit “Nëpër Film”, edicioni festiv i dedikohet një aktori që ka depërtuar në tregun e madh Amerikan, duke luajtur në disa prej serialeve më të njohura televizive në Hollywood, Kushtrim Hoxha. Ai shpalos gjithçka rreth përvojës në projekte me aktorë të njohur botëror, rolet në filma të ri shqiptarë si dhe tregon për dashurinë e angazhimit me punë, pikërisht në shtëpinë e tij, Kosovën.
-
2 janar 2026 22:05
-
Shpërndaje në: