Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror. U mposht nga legjenda braziliane Rafaela Silva.
Që në minutën e parë, në aksionin e parë të vërtetë, Silva e zuri të papërgatitur Fazliun dhe realizoi hedhje të bukur për Ippon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSilva u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Për këtë i duhen dy fitore.
Fillimisht do të përballet me Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Silva ka medalje të artë olimpike nga Rio 2016. 33-vjeçarja ka edhe dy tituj të botës dhe shumë medalje të tjera të vlefshme.