Laura Fazliu do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë. Në program është gara e kategorisë deri 81 kilogramë te xhudistët dhe kategorisë deri 63 kilogramë te xhudistet.
Laura në xhiron e parë të kategorisë deri 63 kilogramë është e lirë. Në xhiron e dytë e pret fituesen e luftës mes Himanshi Tokas të Indisë dhe Natalia Kropska të Polonisë.
Laura Fazliu është bartësja e katërt, por po kthehet nga një lëndim që e pësoi më 7 mars në Austri. Nuk ka garuar më prej atëherë. Laura e fitoi medaljen e bronztë olimpike në Parisi 2024.
Nëse shfaq më të mirën, Laura pritet të hyjë në luftë për medalje.
Në kategorinë deri 63 kilogramë janë plot 44 xhudiste, si në asnjë kategori tjetër.
Laura fiton me super-hedhje
Laura Fazliu ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.
Në luftën e dytë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti italianen Carlotta Avanzato.
Lufta ishte e fortë, por Laura e kishte iniciativën. Në minutën e fundit realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon.
Laura është prej favoriteve dhe me secilën luftë që e zhvillon po e gjen ritmin më shumë.
VIDEO:
Laura Fazliu fillon me fitore me Ippon
Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti polaken Natalia Kropska.
Ndaj saj fitoi me Ippon, të cilin e realizoi me mbërthim.
Për shkak se ishte e lënduar, Laurës i është dashur pak kohë për të gjetur ritmin.
Pas një dueli të fortë, mbërtheu dorën e polakes, që u dorëzua.
Laura është prej favoriteve të kategorisë deri 63 kilogramë.