Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur të martën sportistët më të mirë të vitit 2024 në Kosovë.
Nënkampionia olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, dhe xhudisti Akil Gjakova, i pesti në Lojërat Olimpike, u shpallën më të mirë të vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDriton Kuka u shpall trajner i vitit, për herë të nëntë rresht.
Me çmime speciale KOK-u nderoi Laura Fazliun dhe Edon Zhegrovën.
Përfaqësueset më të mira u shpallën ajo e hendbollit te femrat dhe futbollit te meshkujt.
Shpresa olimpike u shpallën xhudistja Sidorela Dodaj dhe basketbollisti, Ylli Kastrati.