Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Kaos në ringun e boksit, gjyqtari e pëson keq pasi shpalli fituesin

Boks profesionist - R. Dominikane - gjyqtari Smaylin Valdez

Një gjyqtar e ka pësuar keq dhe është rrahur nga disa persona brenda ringut të boksit në Republikën Dominikane. 

Në ring u krijua kaosi pak çaste pasi gjyqtari Smaylin Valdez, ngriti dorën e njërit boksier në qendrën olimpike Juan Pablo Duarte në Santo Domingo të shtunën në mbrëmje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pakënaqur me vendimin, fillimisht një person e goditi gjyqtarin Valdez në ring, ndërsa më pas hyjnë edhe disa persona të tjerë dhe e grushtojnë atë.

Gjyqtari tentoi të largohej nga ringu por nuk ia arriti. Goditjet ishin të forta dhe ai u rrëzua. 

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi boksieri Norbelto Jimenez u shpall fitues pas 10 raundesh në kategorinë superbantam përballë Marcelino Nievesit në fundjavë. 

Ky është sulmi i dytë që gjyqtari Valdez ka pësuar në ring brenda një viti. 

Në qershor të vitit 2024, ai është sulmuar nga boksieri Julio de Jesus pasi meçi me Angel Cruzin ishte ndërprerë në raundin e pestë. 

Jesus e kishte goditur Valdezin fillimisht, ndërsa gjyqtari e kishte goditur më pas boksierin.  Jesus është dënuar përjetë nga Komisioni i Boksit i Republikës Dominikane.

VIDEO: