Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zëvendësuesi i sheqerit që rrit rrezikun për sulm në tru

Sheqeri

Sheqeri

Ëmbëltuesi shumë i përdorur si alternativë ndaj sheqerit, Erythritol, mund të mos jetë aq i padëmshëm sa mendohej më parë. Sipas një studimi të ri nga University of Colorado Boulder, ai mund të ndikojë në qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për sulm në tru, ka raportuar ScienceDaily.

Studimi është publikuar në “Journal of Applied Physiology”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Studimi ynë i shtohet provave që sugjerojnë se ëmbëltuesit pa kalori, që zakonisht konsiderohen të sigurt, mund të kenë pasoja negative për shëndetin”, ka thënë autori kryesor i studimit Christopher DeSouza.

Çka është eritritoli dhe pse përdoret kaq shumë?

Erythritol është një lloj alkooli sheqeri që përdoret gjerësisht në produkte si akullore me më pak karbohidrate që njihet si “low-carb”, pije pa sheqer dhe produkte “keto” (ushqime të krijuara për njerëzit që ndjekin dietën “këto”,  me pak sheqer dhe pak brumë, që e detyrojnë trupin të djegë yndyrë në vend të sheqerit).

Ai ka shumë pak kalori, rreth 80 për qind të ëmbëlsisë së sheqerit dhe nuk ndikon shumë në nivelin e insulinës.

Pikërisht për këtë arsye përdoret nga njerëzit që duan të humbin peshë, të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak apo të reduktojnë karbohidratet.

Megjithatë, studime të fundit po ngrenë pikëpyetje për sigurinë e tij.

Një studim i madh me 4.000 persona në SHBA dhe Evropë ka treguar se ata që kishin nivele më të larta të eritritolit në gjak kishin shumë më tepër gjasa të pësonin atak në zemër ose sulm në tru brenda tre vitesh.

Për të kuptuar pse ndodh kjo, studiuesit në studimin e ri kanë analizuar ndikimin e eritritolit në qelizat që veshin enët e gjakut në tru.

Ata ekspozuan këto qeliza ndaj një sasie eritritoli të ngjashme me atë që gjendet në një pije “pa sheqer” për tre orë.

Rezultatet treguan disa ndryshime shqetësuese:

-Qelizat prodhuan më pak oksid nitrik, i cili ndihmon enët e gjakut të relaksohen dhe të zgjerohen

-U rrit prodhimi i endotelinës-1 (substancës shumë të fuqishme që prodhohet nga qelizat që mbulojnë brendësinë e enëve të gjakut që quhen endotel).

-U ul aftësia për të shpërbërë mpiksjet e gjakut

-U rritën radikalet e lira (ROS), që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë inflamacion

“Nëse enët e gjakut janë më të ngushta dhe aftësia për të shpërbërë mpiksjet ulet, rreziku për sulm në tru rritet. Studimi ynë tregon jo vetëm këtë, por edhe mënyrën se si eritritoli mund ta rrisë këtë rrezik”, ka thënë studiuesi Auburn Berry.

DeSouza ka theksuar se eksperimenti u bë vetëm me një dozë të vetme, ndërsa njerëzit që konsumojnë disa produkte në ditë mund të përballen me efekte edhe më të mëdha.

Studiuesit sqarojnë se këto rezultate bazohen në eksperimente laboratorike me qeliza dhe jo në studime direkte te njerëzit, ndaj nevojiten kërkime të tjera për ta konfirmuar rrezikun në jetën reale.

Megjithatë, rekomandohet kujdes.

“Duke pasur parasysh studimet ekzistuese dhe gjetjet tona, mendojmë se është e arsyeshme që njerëzit të monitorojnë konsumimin e ëmbëltuesve pa kalori si ky”, ka thënë DeSouza.