Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale

Vaksina

Vaksina

Inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar një lloj të ri vaksine që mund të mbrojë kundër një game të gjerë virusesh dhe potencialisht të ndihmojë në parandalimin e pandemive të ardhshme, ka raportuar BBC.

Shkencëtarët nga Universiteti i Cambridget kanë deklaruar se për herë të parë komponenti kryesor i një vaksine është projektuar tërësisht nga inteligjenca artificiale dhe më pas është testuar te njerëzit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vaksina është zhvilluar për të ofruar mbrojtje ndaj të gjithë koronaviruseve, duke përfshirë variantet e Covid-19 dhe viruset që qarkullojnë te kafshët, të cilat mund të shkaktojnë pandemi në të ardhmen.

“Ne jemi gjithmonë një hap prapa. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të dalim përpara zhvillimeve. Qëllimi është të krijojmë vaksina që na mbrojnë jo vetëm nga viruset e sotme, por edhe nga ato që mund të shkaktojnë shpërthimin e ardhshëm ose pandeminë e radhës. Ky është një ndryshim themelor në mënyrën se si përgatitemi për pandemitë”, ka thënë profesori Jonathan Heeney nga Universiteti i Cambridget.

Në vend që të bazohej në një variant ekzistues të virusit, inteligjenca artificiale analizoi kodet gjenetike të shumë koronaviruseve dhe krijoi një “super-antigjen”, i cili mund të trajnojë sistemin imunitar të njohë dhe luftojë një grup të gjerë virusesh, edhe nëse ato ndryshojnë me kalimin e kohës.

Studimi i parë përfshiu 39 persona dhe kishte për qëllim të vlerësonte sigurinë e vaksinës. Një studim i dytë me rreth 200 pjesëmarrës po zhvillohet për të kuptuar më mirë efektivitetin e saj.

Profesori Saul Faust nga Universiteti i Southamptonit e cilësoi teknologjinë si shumë premtuese.

“Ajo që është vërtet interesante është se kjo teknologji është shumë më e aftë të projektojë vaksina për pandemi të mundshme kur viruset ndryshojnë vazhdimisht”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ekipi i Cambridget po punon edhe për vaksina universale kundër gripit sezonal, gripit të shpendëve H5N1 dhe etheve hemorragjike virale, përfshirë Ebolën.

“Këto janë të dhëna magjepsëse dhe askush nuk do ta kishte parashikuar se mund të krijoheshin përgjigje të tilla imunitare”, ka thënë profesori Andy Pollard, drejtor i drejtor i Oxford Vaccine Group.

Sipas ekspertëve, inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojë zhvillimin e vaksinave, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe duke shpëtuar më shumë jetë në të ardhmen.