Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtohet nafta

Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Foto: Driton Paçarada

Çmimi tavan i naftës sot në Kosovës është më i lartë për një cent krahasuar me të enjten. 

Sot një litër naftë sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të mund të shitet më së shumti me 1.52 euro për litër, kurse dje një litër ka mundur të shitet për 1.51 euro për litër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për një cent. Sot një litër kushton 1.42, ndërsa dje kushtonte 1.43.

Ndërkohë që çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë me atë të së enjtes. Një litër do të mund të shitet për maksimumi 0.71 euro për litër. 

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.