Lifestyle

Ushqimi më i mirë për zemrën

Ushqimi për shëndetin e zemrës

Ushqimi për shëndetin e zemrës

Ndërkohë që zemra është një ndër organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, ushqimi është një ndër faktorët kryesorë që mbron atë.

Studimet kanë treguar se dietat si ajo mediterane dhe DASH mund të ndihmojnë shëndetin e këtij organi. Por, tre kardiolog kanë treguar për EatingWell se vaji i ullirit është ushqimi numër 1 që duhet ta ketë çdo kush që ka probleme me zemër.

Përveç vajit të ullirit pastat me bazë bimore janë po ashtu të domosdoshme për shëndetin e mirë të zemrës, si dhe tërshëra.

Vaji i ullirit

Kur flitet për vajin e ullirit, doktoresha Elizabeth Epstein ka rekomanduar që të përdoret edhe për gatime e fërgime, jo vetëm në sallata.

“Nëse po pyesni veten se çfarë vaji të përdorni për të fërguar perimet, vaji i ullirit është zgjedhje e mirë për shëndetin e zemrës. Rekomandoj që ta përdorni në çdo ushqim, si për gatim ashtu edhe për sallata”, ka thënë ajo.

Studimet e mëparshme kanë treguar se vaji i ullirit mbron shëndetin kardiovaskular duke ulur mundësinë e sëmundjeve. 

Sipas studimeve çdo lugë e mesme me vaj ulliri ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 4 për qind.

“Dieta mediterane ka dhënë rezultate shumë të mira për vlerat ushqyese, kur është testuar në disa studime, ka treguar se mund ta ulë rrezikun për sulm në zemër e vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare për 30 për qind”, ka thënë tutje Epstein.

Përdorimi i bollshëm i vajit të ullirit, i cili është i pasur më polifenole, antioksidant e acid oleic, mund të jetë pjesë e rëndësishme e kujdesit ndaj shëndetit.

Pastat me bazë bimore

Nëse dikush i pëlqen pastat, ndërkohë që dëshiron të kujdeset edhe për shëndetin e zemrës, ka mënyra për ta bërë këtë.

Brumi i pastave i krijuar me bazë bimore, si për shembull me thjerrëza të bluara apo fasule është më i mirë për çështjet kardiovaskulare.

“Pastat e krijuara me bimë të familjes lagume, si thjerrëzat apo fasulet, përmbajnë më shumë proteinë e fibra se sa pastat e thjeshta të bëra me miell gruri. Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës preferohet që të hani sa më shumë fasule e thjerrëza”, ka thënë doktoresha Danielle belardo.

Një studim i mëparshëm ka treguar se kur konsumohen lagumet katër herë në javë, rreziku për sëmundje të zemrës bie për 22 për qind.

Sipas doktoreshës kjo është për shkak të llojit të fibrave që gjenden në lagume, të cilat përmirësojnë nivelin e yndyrave e sheqerit në gjak.

Tërshëra

Konsumimi i një tasi më tërshërë në mëngjes, mbron shëndetin e zemrës më shumë se dikush mund ta mendojë. Këto drithëra të papërpunuara janë të mbushura me fibra, beta-glukan, antiiflamator, të cilat ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak si dhe ndihmojnë në menaxhimin e peshës trupore.

Doktoresha Elizabeth Klodas ka thënë se tërshëra përmban një lloj substance që bllokon absorbimin e yndyrave të dëmshme.