Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferimi i Muriqit te Fenerbahçe punë e kryer

Vedat Muriqi

Transferimi i yllit të Kosovës, Vedat Muriqi, te Fenerbahçe është punë e kryer, ka njoftuar gazetari i njohur Fabrizio Romano. 

Romano në postimin e tij ka njoftuar se Muriqi ka arritur dakordim me gjigantin turk dhe se Fenerbahçe do t’i paguajë Real Mallorcas 15 milionë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vedat Muriqi te Fenerbahçe! Marrëveshja është arritur për 15 milionë euro nga Mallorca, pasi ai ishte shënjestër e presidentit të ri. Muriqi është pajtuar për kushtet te Fenerbahçe dhe është i gatshëm t’i bashkohet klubit, ndërsa kanë mbetur edhe disa hapa formalë siç ka raportuar @yagosanbuncuoglu. Marrëveshja e kryer”, ka njoftuar Romano. 

Për Muriqin 32-vjeçar është rikthim te Fenerbahçe. Ai kishte luajtur te Feneri në edicionin 2019/20, para se të transferohej te Lazio. 

Edicionin e kaluar në La Liga, Muriqi realizoi 23 gola dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë në elitën spanjolle prapa Kylian Mbappes që realizoi 50 gola. 

Por, Mallorca nuk arriti të mbijetonte në La Liga dhe ra në Kategorinë e Dytë.