Adoleshentet në Evropë përbëjnë grupin që pinë më së shumti duhan, në mesin e bashkëmoshatarëve nga e gjithë bota. Një në shtatë adoleshentë në kontinent pi duhan ose cigare elektronike, sipas të dhënave të bazuara në një analizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këto të dhëna kanë treguar se Evropa është rrugës për të ruajtur statusin e konsumuesit më të madh të duhanit në botë. Ajo po ashtu jep sinjale shqetësuese të trendit për konsum të duhanit te gratë dhe të rinjtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër në dhjetë gra duhanpirëse në të gjithë botën (rreth 62 milionë) jetojnë në Evropë. E katër milionë adoleshentë të moshave 13-15 vjeç në këtë kontinent përdorin produkte të duhanit.
Për cigare elektronike dhe ‘vapes’, Evropa e ka përqindjen më të lartë në mesin e adoleshentëve duhanpirës. 14.3 për qind e grupmoshës 13-15 vjeçe e që pinë duhan, janë evropianë.
Te të rriturit, para Evropës është vetëm Azia me cigare elektronike.
Çdo vit, duhani shkakton vdekjen e 1.1 milion njerëzve në Evropë.
Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë, ka thënë se pa masa të shpejta parandalimi, Evropa do të mbetet rajoni më i keq deri më 2030.
“Kemi përgjegjësi për të ndryshuar rrjedhën tani: Të mbrojmë të rinjtë nga varësia prej nikotinës, të parandalojmë ndërhyrjen e industrisë në politikat e shëndetit dhe të vendosim rregulla që parandalojnë dëmet”, ka thënë Kluge.
Shtetet që janë vlerësuar në politikat për të ndaluar duhanpirjen te fëmijët janë Belgjika, Danimarka e Holanda.
Analiza ka gjetur se vetëm një e treta e shteteve evropiane kanë ligje kundër duhanit që mbulonin të gjitha hapësirat publike. Vetëm një e katërta e tyre kanë ndalime për reklamim të duhanit.