Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Metodat që ua largojnë problemet me lukth gjatë agjërimit

Agjërimi dhe organizmi

Pos të mirave shëndetësore, agjërimi mund të shkaktojë probleme të përkohshme shëndetësore në organizmin e njeriut. Kjo për shumë faktorë, por më e shpeshta është dhimbja e stomakut.

Nutricistët thonë se dhimbjet në lukth ndodhin edhe për shkak të anashkalimit të vaktit para agimit, i njohur si syfyr.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngrënia e syfyrit do ta ndihmonte organizmin në përballimin e ditës dhe orëve të gjata pa ngrënie. Ngrënia gjithashtu do të krijonte stabilitet në lukth, duke shmangur dhimbjet gjatë ditës. Nutricionistët propozojnë që në kohët e lejuara të konsumohet sa më tepër ujë, në mënyrë që organizmi të jetë i hidruar sa duhet.

Propozohet edhe shmangia e ushqimeve me shumë kripë, kafeja dhe pijet e gazuara. Në syfyr rekomandohet konsumimi i proteinave, vajrave, karbohidrateve dhe i lëngjeve të freskëta.

Pemët dhe perimet janë të domosdoshme për shmangie të probleme me lukth./agroweb