Edhe pse përfundoi në vendin e dytë në Superligë, Bylbyl Sokoli është larguar nga posti i trajnerit te Malisheva.
Klubi malishevas ka bërë të ditur se pas një takimi mes trajnerit dhe drejtuesve të Malishevës është dakorduar që bashkëpunimi të përfundojë në këtë fate.
“Klubi falënderon trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri shpreh mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj kohe. KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional”, ka shkruar Malisheva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSokoli e mori drejtimin e Malishevës në pjesën e fundit të sezonit. Por arriti rezultate të kënaqshme, çka bëri që klubi ta përfundonte sezonin në vendin e dytë.
Në tetë ndeshje, Sokoli pati gjashtë fitore, një barazim e një humbje.