Një mjek britanik ka ndarë një metodë të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të riktheheni në gjumë, ka raportuar The Independent.
Sipas një studimi të vitit 2008, një në tre persona zgjohen në mes të natës të paktën tri herë në javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e gjumit lidhet me rrezik më të lartë për tension të lartë, diabet të tipit 2 dhe madje edhe Alzheimer, prandaj cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme.
Mjeku britanik Amir Khan, i njohur nga paraqitjet në ITV, ka ndarë këshillën e tij në Instagram për ato që ai e quan “orët e trishta” të natës.
“Kam folur shpesh për përfitimet shëndetësore të gjumit. Por, çfarë bëni kur zgjoheni në 3 të mëngjesit dhe truri nuk ju lë të flini më?” - ka pyetur ai.
Sipas tij, mendimet stresuese për punën, paratë, fëmijët apo planifikimet e ditës e mbajnë trurin “aktiv”, duke e bërë të vështirë rikthimin në gjumë.
Zgjidhja që ai rekomandon quhet “cognitive shuffling”.
Çka është “cognitive shuffling”?
Kjo metodë u prezantua në vitin 2009 nga Luc Beaudoin, i cili pretendon se e ndihmoi të kapërcejë pagjumësinë.
Metoda funksionon kështu:
-Zgjidhni një fjalë të rastësishme.
-Përqendrohuni te shkronja e parë e asaj fjale.
-Filloni të mendoni sa më shumë fjalë që fillojnë me atë shkronjë.
-Për secilën fjalë, krijoni një imazh të shkurtër në mendje.
-Pastaj kaloni te shkronja e dytë e fjalës fillestare dhe përsëriteni procesin.
Për shembull, nëse fjala është “mollë”, mund të mendoni: makinë, mal, mur, muzikë, mi, etj., duke i imagjinuar shkurtimisht një nga një.
Pse funksionon?
Sipas CNN, kur fillojmë të biem në gjumë, truri krijon “mikro-ëndrra”, pra mendime të copëzuara dhe jo të lidhura logjikisht. Duke imagjinuar objekte të ndryshme që nuk kanë lidhje mes tyre, ne në thelb imitojmë këtë proces natyror dhe e largojmë mendjen nga ankthi se “nuk po fle”.
Sipas raportimeve, kjo teknikë mund t’ju ndihmojë të flini brenda 5 deri në 15 minutave.