Pasi portokajtë janë të pasur me shumë vlera shëndetësore, dermatologët po këshillojnë që lëvorja e tyre të përdoret për ta bërë më të shndritshme lëkurën tuaj, raporton India.com.
Lëvorja e portokallit ka veti antiiflamatore dhe mund ta zbusë lëkurën e ta mbrojë nga faktorët e jashtëm të cilët mund ta dëmtojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAcidi citrik që gjendet në këtë lëvore largon papastërtitë nga lëkura.
Lëvoret e portokajve luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ dhe ndihmojnë kundër rrudhave e pikave të errëta.
Vitamina C që gjendet në këto lëvore, pastron thellësisht lëkurën duke e liruar atë nga vaji i tepërt që lëshon vet lëkura, duke parandaluar kështu edhe aknet.
Pasi këto lëvore përmbajnë antioksidant, qetësojnë inflamacionet dhe hidratojnë thellë lëkurën e thatë.