Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Frutat që ju ndihmojnë të flini

Frutat që ndihmojnë gjumin

Përderisa ka shumë persona që kanë problem të bëjnë gjumë të mirë apo të rregullt, ka disa fruta që do të mund t'i ndihmonin në këtë drejtim.

India.com ka shkruar për disa prej frutave që mund t'i ndihmojnë ata që kanë probleme me gjumin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shalqiri ndihmon organizmin të qëndrojë i hidratuar gjatë natës dhe ndikon për të mirë te gjumi.

Banania, e cila është e pasur me magnez, tryptophan dhe kalium, relakson muskujt e sistemin nervor gjë që kontribuon në gjumë të mirë.

Qershitë janë të pasura me melatonin, e cila ndihmon në rregullimin e orës së brendshme të organizmit dhe si rezultat mund të përmirësojë gjumin.

Fiku përmban sasi të bollshme të hekurit i cili po ashtu ndihmon në rregullimin e gjumin.

Ananasi gjithashtu përmban melatoninën që ndihmon për gjumë të mirë. 

Avokadot kanë sasi të bollshme të kaliumit e fibrave, të cilat kontribuojnë në kualitet më të lartë të gjumit.

Kivi përmban shumë vlera ushqyese dhe bën gjumin të jetë i rregullt.