Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dy zakone të përditshme që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes

Ngadalësimi i plakjes

Ngadalësimi i plakjes

Studimet tregojnë se baza e një jete të shëndetshme mbetet e thjeshtë: ushqimi i balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i rendit këto si ndër faktorët kryesorë për shëndetin afatgjatë, së bashku me shmangien e duhanit dhe kufizimin e alkoolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plakja nuk është vetëm ajo që shohim në pasqyrë, si rrudhat apo thinjat. Ajo ndodh në nivel qelizor, një proces i quajtur “plakje biologjike”, ku me kalimin e kohës dobësohet funksionimi i trupit. Ky proces ndikohet nga gjenetika, mjedisi dhe zgjedhjet e përditshme, si ushqimi dhe lëvizja.

Studimi i fundit, i publikuar në The Journal of Nutrition, ka analizuar pikërisht lidhjen mes dietës, aktivitetit fizik dhe plakjes biologjike, ka shkruar EatingWell.

Të dhënat u morën nga Young Finns Study, një studim afatgjatë me mbi 1,000 pjesëmarrës të ndjekur për 7 vjet.

Shkencëtarët matën moshën biologjike përmes të ashtuquajturave “epigenetic clocks” (orët emigenetike), një metodë që analizon ndryshimet në ADN për të kuptuar sa “i vjetër” është trupi në të vërtetë.

Në të njëjtën kohë, ata vlerësuan edhe cilësinë e dietës (përmes disa modeleve ushqimore si dieta mesdhetare)  dhe nivelin e aktivitetit fizik (frekuenca, intensiteti dhe kohëzgjatja)

Rezultatet ishin të qarta, por edhe interesante.

-Personat që ushqeheshin më shëndetshëm plakeshin më ngadalë në nivel biologjik

-Aktiviteti fizik i lartë lidhej gjithashtu me plakje më të ngadaltë

Por kur u kombinuan të dy faktorët, u vu re se te personat më pak aktivë, dieta e mirë ndihmonte dukshëm në ngadalësimin e plakjes dhe te ata shumë aktivë, efekti pozitiv i lëvizjes ishte i madh edhe kur dieta nuk ishte perfekte.

Pra sipas ekspertëve, ushqimi i mirë mund të kompensojë pak mungesën e lëvizjes, ndërsa aktiviteti fizik mund të zbusë efektet e një diete që nuk është ideale.

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se nuk ka asnjë dietë “magjike”.

Të gjitha modelet ushqimore kishin disa elemente të përbashkëta pra më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota, dhe më pak mish të kuq dhe yndyra të ngopura.

Si të aplikohet kjo në jetën e përditshme?

Disa hapa të thjeshtë:

-Shto më shumë fruta dhe perime në çdo vakt

-Zëvendëso brumin me drithëra të plota

-Lëviz rregullisht, edhe ecja e shpejtë bën diferencë

-Syno të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë

-Mos harro edhe gjumin dhe menaxhimin e stresit