Pilates janë ushtrime të njohura për forcimin e trupit, fleksibilitetin dhe balancën.
National Geographic ka shkruar se çfarë thonë ekspertët rreth përfitimeve nga këto ushtrime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kaysha Thomas, mësuese e ushtrimeve pilates, ato janë shpallur si një lloj mënyre për të arritur një trup të hollë dhe të gjatë, por në të vërtetë, fokusi i pilates është të përmirësojë shëndetin e trupit dhe lëvizshmërinë, dhe jo vetëm estetikën.
Pilates u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të nga trajneri gjerman Joseph Pilates, fillimisht për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur dhe për përmirësimin e lëvizjeve funksionale.
Me kalimin e kohës, fokusimi i tij kaloi nga rehabilitimi në një regjim të popullarizuar ushtrimesh, por parimet thelbësore mbeten të përqendruara në lëvizje të kontrolluara dhe të sakta që synojnë shëndetin e trupit, jo estetikën.
Thomas ka thënë se këto ushtrime janë për të gjithë, pavarësisht moshës apo aftësive.
Çfarë mund të bëjë pilates:
Forca dhe balanca: Forcon muskujt e thellë, përmirëson qëndrimin dhe balancën.
Fleksibilitet dhe lëvizshmëri: Aktivizon muskuj të ndryshëm përmes gamës së plotë të lëvizjes.
Shëndeti i nyjave: Pilates ndihmon në forcimin e ligamenteve, pa krijuar stres te nyjat.
Çfarë nuk mund të bëjë pilates:
Nuk rrit dukshëm masën muskulore: Nuk është mjaftueshëm për të ndërtuar muskuj të mëdhenj, pasi mungon ngarkesa progresive.
Nuk është aerobik: Nuk ofron përfitime kardiovaskulare si ecja, vrapimi apo noti.
Nuk ndryshon përbërjen trupore: Nuk ndihmon në humbje peshe ose në “tonifikimin” e trupit nëse nuk kombinohet me ushtrime të tjera si dhe dietë të shëndetshme.
Pilates janë ushtrime të mira për forcë dhe fleksibilitet, por kanë më shumë efekt kur bëhen pjesë e një programi të plotë fitnesi.
“Ushtrimi më i mirë është ai që ju pëlqen, sepse konsistenca është çelësi”, ka thënë Paul Longworth, trajner në PR Health and Fitness.