Një burrë në Norvegji u zgjua dhe gjeti një anije të madhe kontejnerësh që kishte dalë nga kursi dhe ishte përplasur në kopshtin e shtëpisë së tij, shkruan BBC.
Anija 135 metra e gjatë kaloi vetëm disa metra larg shtëpisë së Johan Helbergut të enjten mëngjes me kohën lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHelberg u njoftua për incidentin nga fqinji i tij i shqetësuar, i cili e kishte parë anijen teksa lëvizte me shpejtësi drejt bregut, në Byneset, pranë qytetit Trondheim.
“Zilen e derës nuk më pëlqen ta hap në atë orë. Shkova te dritarja dhe u habita kur pashë një anije kaq të madhe. Duhej ta përkulja qafën që të shihja majën e saj. Ishte kaq e pabesueshme. Pesë metra më në jug dhe do të kishte hyrë në dhomën e gjumit. Nuk kam dëgjuar asgjë”, ka thënë Helberg për kanalin televiziv TV2.
Fqinji i tij, Jostein Jorgensen, ka thënë se ishte zgjuar nga zhurma e anijes që lëvizte me shpejtësi të plotë drejt tokës dhe kishte vrapuar drejt shtëpisë së Helbergut.
“Isha i bindur që ai tashmë ishte jashtë, por jo, nuk kishte asnjë shenjë. I rashë ziles së derës shumë herë dhe asgjë. Vetëm kur e telefonova, arrita ta kontaktoja”, rrëfeu Jorgensen.
Anija e mallrave me flamur qipriot, NCL Salten, kishte 16 persona në bord dhe ishte duke udhëtuar në drejtim jugperëndim përmes fjordit të Trondheimit drejt Orkanger, kur doli nga kursi.
Askush nuk u lëndua në incident.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërkohë që policia norvegjeze ka nisur hetimet.
Sipas raporteve, e njëjta anije kishte dalë nga kursi edhe në vitin 2023, por kishte arritur të dilte vetë pa ndihmë.
VIDEO:
A man in Norway slept through the moment a container ship ran aground just metres from his house. No injuries or spills were reported - and authorities say it can be re-floated at high tide.https://t.co/K5mpVuoUNh pic.twitter.com/AsKsmvRNlf