Një anije e përmbytur e shekullit të 18-të është zbuluar rastësisht afër mureve prej guri të qytetit mesjetar të Dubrovnikut në Kroaci.
Ivan Bukeliq po punonte në një tubacion uji në portin e vjetër të Dubrovnikut në prill kur gjeti një strukturë druri të zhytur në det.
“Tani mund ta them se kam zbuluar një anije në qytetin e vjetër të Dubrovnikut”, ka thënë Bukeliq që është zhytës nga ky qytet.
Ai ka thënë se anija ishte rreth 80 centimetra e zhytur nën sipërfaqe.
Porti i famshëm i Dubrovnikut të mesjetës është nën mbrojtje të UNESCO-s. Ai tërheq turistë nga e gjithë bota, sidomos gjatë verës, e njihet edhe për incizimet e serialit “Game of Thrones”.
Mbetjet e anijeve tani po ruhen për ekzaminime të mëtejme.
“Ende nuk mund të flasim për tipin e anijes apo dimensionet, por mund të flasim me siguri se bazuar në rezultatet e analizae të radiokarbonit, bëhet fjalë për anije të fundit të shekullit të 18-të”, ka thënë arkeologia Irena Radiq Rossi.