Një burrë mund të dënohet me 200.000 euro gjobë për një veprim të pahijshëm. Ai hodhi një guri të madh poshtë një gryke në një park të famshëm në Spanjën veriore, derisa ky veprim po konsiderohet i paligjshëm.
DailyMail ka publikuar pamjet e personit që hodhi gurin. derisa autoritetet spanjolle dolën me reagim për këtë ngjarje dhe e paralajmëruan turistin.
Kjo akrobaci mund t'i kushtojë shtrenjtë.
VIDEO:
“Hedhja e gurit mund të pasojë me dënim nga 5.001 deri në 200.000 euro. Dëmtimi i mjedisit në parkun kombëtar Picos de Europa konsiderohet shkelje e rëndë”, thuhet në reagimin e tyre. Garda Civile Spanjolle ka shtuar se zona si këto janë të mbrojtura për shkak të vlerës së lartë mjedisore.
“Shakaja juaj mund të kishte përfunduar keq”, thuhet tutje në reagim.