Kënga “Nan” nën interpretimin e këngëtarit Alis është kualifikuar në finalen e “Eurovisionit 2026” që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Bashkë me Shqipërinë në finale kanë shkuar edhe Bulgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Çipro, Danimarka dhe Çekia.
Të shtunën do të jetë finalja e Eurovisionit.
Shqipëria vazhdon të mbajë rekordin e përfaqësuar me Rona Nishliun në vitin 2012. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë. Në top 10, Shqipëria hyri edhe në vitin 2017, e përfaqësuar nga Lindita Halimi me këngën “World”.
Shqipëria për herë të parë mori pjesë në “Eurovision” në vitin 2004. Atë vit u përfaqësua nga Anjeza Shahini me këngën “The Image of you” (Imazhi yt), me të cilën zuri vendin e shtatë. Kjo pozitë mbeti më e larta që arriti deri në vitin 2012.
Edhe
“Nân” jehon në finalen e “Eurovisionit”

(Përditësuar 22:36) Kanë përfunduar interpretimet e natës së dytë gjysmëfinale të Eurovisionit, që po mbahet në Vjenë.
Artistë nga 15 shtete u ngjitën në skenën e Eurovisionit për të garuar për një vend në finalen e madhe të së shtunës.
Tani, publiku dhe juritë kombëtare do të vendosin për 10 shtetet që do të sigurojnë kualifikimin në finalen e Eurovisionit.
Përveç Shqipërisë sonte performuan: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu, Rumania, Zvicra, Australia, Qipro, Danimarka, Letonia, Malta, Norvegjia dhe Ukraina.
Alis me “Nan” pushton skenën e Eurovisionit
Alis me këngën e tij “Nan” ka pushtuar skenën e Eurovisionit të enjten në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovisionit.
Alis po e përfaqëson Shqipërinë sonte në garën evropiane të këngës Eurovision.
Kënga “Nan” është kompozuar nga vetë Alis, ndërsa për tekstin është kujdesur Desara Gjini. Orkestrimin e ka bërë Erjet Barbullushi.



Nis performanca e Shqipërisë në Eurovision
(Përditësuar 22:23) Ka nisur performanca e Shqipërisë në Eurovision
Edhe
Shqipëria në finalen e “Eurovisionit” me “Nân” si rrëfim prekës e universal
Nis nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovisionit, sonte performon Shqipëria
(Përditësuar 21:05) Ka nisur nata e dytë e gjysmëfinalës e garës evropiane të këngës Eurovision, që po organizohet në Vjenë. Sonte Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Përveç Shqipërisë sonte performojnë: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu, Rumania, Zvicra, Australia, Qipro, Danimarka, Letonia, Malta, Norvegjia dhe Ukraina.
Sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit, performon Shqipëria
Sonte (e enjte) nga ora 21:00 në Vjenë do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit ku Shqipëria përfaqësohet nga kënga "Nan" e Alis.
Në këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga 35 shtete, përfshirë Shqipërinë, ndërsa organizimi i garës në Austri vjen pasi këngëtari JJ fitoi edicionin e kaluar me baladën “Wasted Love”.
Megjithatë, këtë vit disa shtete kanë bojkotuar garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Edhe pse shumica e pjesëmarrësve janë vende evropiane, Australia vazhdon të marrë pjesë çdo vit, pasi ishte ftuar fillimisht në festimet e 60-vjetorit të Eurovisionit në vitin 2015. Megjithatë, Australia nuk ka të drejtë ta organizojë garën edhe nëse shpallet fituese.
Në gjysmëfinalen e dytë, që mbahet sonte, do të performojnë: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu, Rumania, Zvicra, Shqipëria, Australia, Qipro, Danimarka, Letonia, Malta, Norvegjia dhe Ukraina.
Edhe
Shqipëria me “Nan” në Eurovisionin e trazuar politikisht
Në natën e parë të gjysmëfinales kanë përformuar: Kroacia, Finlanda, Gjeorgjia, Greqia, Portugalia, Moldavia, Suedia, Belgjika, Estonia, Izraeli, Lituania, Mali i Zi, Polonia, San Marino dhe Serbia.
Dhjetë shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale do t’i bashkohen pesë vendeve që janë kualifikuar automatikisht për finalen. Këto janë Austria si fituese e vitit të kaluar, si dhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Gjermania, shtete që japin mbështetje më të madhe financiare për organizimin e Eurovisionit.