Kulturë

“Siparantumi” i Kosovës gati për koncertet e Vjenës

Kori i Kosovës “Siparantum” sonte nis maratonën e koncerteve në Vjenë, me koncertin në Kishën Votive. Por të premten gjatë ditës ka mbajtur provën gjenerale për prezantimin e trefishtë në në të njohurit “Silvester Concert”.

Është një atmosferë impozante në Sallën Koncertale të Vjenës, bashkë me “Singakademie” dhe Orkestrën Simfonike të Vjenës. Në program – Beethoveni me “Simfoninë e Nëntë”.

Do të festojnë së bashku për tri net radhazi. Është gjysma e formacionit koral nga Kosova që do të ngjitet në po këtë skenë më 30, 31 dhjetor dhe 1 janar.

{gallery}