Presidenti vendosi shtatoren e cila peshon një ton, jashtë ndërtesës ekzekutive “Eisenhower”, në Pennsylvania Avenue. Ajo është një kopje e një monumenti për Colombus që u rrëzua dhe u hodh në portin e brendshëm të Baltimores nga protestuesit gjatë protestave të gjera kundër racizmit në vitin 2020
Një shtatore e Christopher Columbus është vendosur në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, në përpjekjen më të fundit të Donald Trumpit për ta paraqitur eksploruesin e diskutueshëm si një hero themeltar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti vendosi shtatoren e cila peshon një ton, jashtë ndërtesës ekzekutive “Eisenhower”, në Pennsylvania Avenue. Ajo është një kopje e një monumenti për Colombus që u rrëzua dhe u hodh në portin e brendshëm të Baltimores nga protestuesit gjatë protestave të gjera kundër racizmit në vitin 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatorja e re u punua në vitin 2022 nga copat e thyera të monumentit origjinal, të cilat u nxorën nga porti. Në shtatores është gdhendur: “Shkatërruar më 4 korrik 2020 … Ringjallur më 2022 … Ridestinuar nga presidenti Donald J. Trump, 13 tetor 2025”.
Trump shkroi në një letër drejtuar Basil Russos, udhëheqës i Konferencës së Presidentëve të Organizatave Kryesore Italo-Amerikane, e cila e zotëron shtatoren dhe ia ka dhënë hua qeverisë federale, se Colombus “ishte heroi i parë amerikan dhe një nga njerëzit më trima dhe vizionarë që kanë ecur ndonjëherë mbi faqen e tokës”.
Presidenti shtoi se ishte “vërtet i nderuar që kjo statujë madhështore tani do të qëndrojë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë”. Shtëpia e Bardhë shtoi në një postim në “X” se Colombus ishte një “hero” dhe se Trump do të sigurohej që ai të “nderohet si i tillë për brezat që do të vijnë”.
Colombus është lavdëruar prej kohësh si zbuluesi i Amerikës, edhe pse ai kurrë nuk ka shkelur në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara, duke iu afruar më së shumti kur mbërriti në atë që sot është Bahamas. Por Colombus është gjithashtu një figurë historike e diskutueshme për shkak të rolit të tij si tregtar skllevërish dhe për nënshtrimin dhe vrasjen e popujve indigjenë në Karaibe, ku ai bëri disa udhëtime midis viteve 1492 dhe 1504.
Nderimet që i janë bërë atij janë vënë nën shqyrtim vitet e fundit, me disa juridiksione në SHBA që kanë zëvendësuar Ditën e Colombus me njohjen e Ditës së Popujve Indigjenë.
Në shpalljen e tij për Ditën e Colombus në vitin 2021, Joe Biden, atëherë president, do të thoshte se emri i festës “shënoi fillimin e një vale shkatërrimi: dhunë ndaj komuniteteve vendase, zhvendosje dhe vjedhje të trojeve fisnore, përhapjen e sëmundjeve dhe më shumë”.
Megjithatë, trashëgimia e Colombus vazhdon të ketë ndikim të madh – Distrikti i Kolumbisë mban emrin e tij – dhe eksploruesi gjenovez ende nderohet nga disa grupe italo-amerikane si një simbol i krenarisë kombëtare.