Muzika gjithherë ka thyer kufijtë, por tash tejkalimi edhe i distancave fizike po dëshmohet përditë e më shumë. Është “kundërpërgjigjja” e artistëve gjithandej botës ndaj situatës së krijuar për shkak të virusit COVID-19. Të bërit muzikë në grup pa u takuar fizikisht në skenë është shndërruar në diçka të zakonshme në kushtet e jashtëzakonshme.
Këtë po e dëshmon edhe edicioni i dytë i “OneBeat Balkans” që nisi në fillim të javës. Të njëjtën ditë bateristi nga Prishtina, Granit Paçarada, është njoftuar virtualisht me pjesëmarrësit e tjerë, të cilët janë pjesë e këtij edicioni. Në këtë mënyrë do të jetë e gjithë eksperienca e tyre pasi që organizatorët kanë vendosur që kjo është mënyra më e sigurt e mbajtjes së këtij edicioni për shkak të situatës me koronavirusin. Për dhjetë ditë sa do të zgjasë ky edicion, Paçarada por edhe pjesëmarrësit do të mbajnë sesione online nga katër orë në ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBateristi 27-vjeçar është në mesin e 11 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe ShBA-ja që do të prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare e krejt këto materiale më pas do të bëhen të qasshme online për publikun. Ndryshimin e formatit të OneBeat Balkans” organizatorët e konsiderojnë si mënyrë e mirë për t’i mbajtur artistët të lidhur me muzikën, por edhe për ta përdorur fuqinë e saj në lehtësimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë.
“OneBeat Balkans” fillimisht ishte menduar që të zgjaste 24 ditë dhe do të mbahej prej 31 marsit deri më 23 prill, si rezidencë muzikore dyjavore në fshatin Mali Iđoš në Serbi, dhe do të pasohej nga një turne dhjetëditor nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit. Por edhe për ngjarjen e cila konsiderohet si inkubator muzikor – ku muzikantët nga e gjithë bota krijojnë projekte bashkëpunuese të dizajnuara për të pasur ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale – ranë në ujë ashtu sikurse edhe me aktivitete të tjera gjithandej botës. Pjesëmarrësit po mësohen me formatin e ri.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.