Në hollin e objektit të ri të shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali”, të martën nxënësit e kësaj shkolle, në një ekspozitë, kanë prezantuar punën dhe shkathtësitë që kanë marrë gjatë vitit shkollor që lanë pas.
Në këtë ekspozitë nxënësit e të gjitha klasave dhe drejtimeve ekzistuese në këtë shkollë – pikturë, dizajn tekstili, interier, grafikë dhe qeramikë – shpërfaqen magjinë e tyre të brendshme për art dhe talentin krijues të nxënë në këtë shkollë të vetme të llojit të vet në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është një punë e madhe që kanë bërë nxënësit e shkollës sonë, të cilët nuk kishin arritur deri këtu pa ndihmën e mësimdhënësve të tyre”, ka thënë drejtori i kësaj shkolle, Bujar Kelmendi, para se ta shpallte të hapur ekspozitën.
E në këtë ekspozitë nuk mungoi as piktura-autoportret, tashmë e famshme jo vetëm në këtë shkollë, e maturantit të pikturës nga Peja, Thoti Haxha.
Me këtë vepër Haxha vitin e kaluar ka ngadhënjyer për pikturim të autoportretit në garën prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Proko Challange”, në të cilën kishin garuar piktorë të të gjitha grupmoshave nga gjithë bota.
{gallery}