Kulturë

Këpucët gjigante zbardhin dëshmi dy mijë vjet të vjetra

Këpucët gjigante zbardhin dëshmi dy mijë vjet të vjetra

Arkeologët i kanë gjetur mbetjet e këpucëve të lashta me përmasa të jashtëzakonshme në llogoret mbrojtëse të kështjellës, e cila ndodhet në Northumberland në kufirin midis Anglisë dhe Skocisë, që tani është shtëpia e Muzeut të Ushtrisë Romake

Kështjella Magna në Britaninë e Madhe ka nxjerrë artefaktet e radhës që hedhin dritë për karakteristikat fizike të banorëve në kohët romake. Arkeologët kanë zbuluar këpucë gjigante prej 32 centimetrash, ekuivalente me një madhësi evropiane 49/50, që zakonisht vishen nga lojtarët e basketbollit. Hipotezat sa vijnë e shtohen. Nëse këto këpucë ishin në pronësi të ushtarëve që i përkisnin një njësie ushtarake me rekrutë nga rajone ku gjatësia mesatare ishte më e lartë, është njëra prej tyre

(romanarmymuseum.com) – Në kështjellën romake Magna në Britani, arkeologët kanë zbuluar këpucë jashtëzakonisht të mëdha, duke ngritur pyetje interesante rreth karakteristikave fizike dhe origjinës së banorëve të kësaj pike kufitare gati dy mijë vjet më parë.

Arkeologët i kanë gjetur mbetjet e këpucëve të lashta me përmasa të jashtëzakonshme në llogoret mbrojtëse të kështjellës, e cila ndodhet në Northumberland në kufirin midis Anglisë dhe Skocisë, që tani është shtëpia e Muzeut të Ushtrisë Romake.

Organizata bamirëse “Vindoland” ka qenë duke eksploruar këtë vend me peshë pranë Murit të Hadrianit për pesë vjet, por asgjë nuk i përgatiti ekspertët për atë që do të gjenin në shtresat e llogoreve veriore të kështjellës.

Ndër zbulimet e para ishte një shuall lëkure prej 32 centimetrash, ekuivalent me një madhësi evropiane 49/50, që zakonisht vishet nga lojtarët e basketbollit. Ky është një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në koleksionin e “Vindolanda”, i cili përmban rreth pesë mijë copë këpucë romake, ka njoftuar Muzeu i Ushtrisë Romake.

Është interesante se nga 32 mbetjet e këpucëve të gjetura deri më tani në Magna, tetë janë mbi 30 centimetra të gjata, duke përfshirë një ekzemplar rekord prej 32.6 centimetrash. Kjo është një përqindje e habitshme, duke pasur parasysh se vetëm 0.4% e këpucëve të kataloguara në Vindolanda arrijnë këtë madhësi, krahasuar me 25 për qind të regjistruara në Magna.

Ndër zbulimet e para ishte një shuall lëkure prej 32 centimetrash, ekuivalent me një madhësi evropiane 49/50, që zakonisht vishet nga lojtarët e basketbollit. Ky është një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në koleksionin e “Vindolanda”, i cili përmban rreth pesë mijë copë këpucë romake, ka njoftuar Muzeu i Ushtrisë romake

Dr. Elizabeth Greene, specialiste për këpucët e lashta në Universitetin e Ontarios Perëndimore dhe bashkëpunëtore e shpeshtë me “Vindolandan”, nuk e fsheh entuziazmin e saj: “Ka diçka shumë të ndryshme që po ndodh këtu. Edhe në këtë mostër paraprake është e qartë se këto këpucë janë, mesatarisht, shumë më të mëdha se ato nga Vindolanda”. Edhe pse procesi i konservimit mund ta zvogëlojë madhësinë origjinale deri në një centimetër, ndryshimi është ende i habitshëm. Përderisa madhësia mesatare në Vindoland është midis 24 dhe 26 centimetrave, e ngjashme me atë të sotmen, gjetjet në Magna dëshmojnë për një popullatë me karakteristika fizike dukshëm të ndryshme.

Hipotezat sa vijnë e shtohen. A ishin këto këpucë në pronësi të ushtarëve që i përkisnin një njësie ushtarake me rekrutë nga rajone ku gjatësia mesatare ishte më e lartë? Apo pasqyrojnë përshtatje specifike për aktivitetet ose gradat brenda fortesës?

Andrew Birley, drejtor i gërmimeve për fondacionin, ka theksuar rëndësinë e këtyre detajeve: “Këto artefakte na kujtojnë se jo të gjitha popullatat ishin homogjene. Dallimet midis regjimenteve dhe individëve që shërbyen në Murin e Hadrianit mund të jenë po aq kulturore sa edhe fizike”, ka thënë ai.

Përveç këpucëve mbresëlënëse XXL, ekipi gjeti këpucë për fëmijë dhe sende të tjera që pasqyrojnë jetën e përditshme në kështjellë.

Çdo artefakt, nga sandalet e verës deri te çizmet e ecjes, ofron një lidhje me ata që i kanë mbathur. Rachel Frame, arkeologe kryesore për projektin e Magnas, thekson vlerën e këtyre mbetjeve organike: “Janë gjetjet më të brishta, por edhe më të kuptimta. Megjithatë, ndryshimi i klimës po i rrezikon ato”, ka thënë ajo. Urgjenca e dokumentimit të këtyre gjetjeve përpara se lagështia dhe temperaturat e ndryshme t’i degradojnë ato është prioritet.

Marrë nga romanarmymuseum.com. Përktheu: KOHA