Qarabagu ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë të martën mbrëma. Kampioni i Azerbajxhanit mposhti Benfican me rezultat 3:2, në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.
Qarabagu ishte duke pësuar 2:0 deri në minutën e 16-të, por më pas shënoi tri gola për fitoren 3:2.
Enzo Barrenechea në minutën e 6-të dhe Vagelis Pavlidis në minutën e 16-të shënuan golat për Benfican.
Fillimisht Qarabagu ngushtoi në minutën e 30-të epërsinë e Benficas në 2:1. Ndërsa, me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutnë e 48-të, Qarabagu, barazoi rezultatin nëpërmjet Camilo Andres Duran Marquez. Fitoren ekipit nga Azerbajxhani ia siguroi Oleksiy Kashchuk me golin e shënuar në minutën e 86-të.
