Juventusi e Borussia Dortmundi kanë luajtur ndeshje të zjarrtë të martën mbrëma. Dhe spektakli me plot tetë gola nuk dha fitues.
Juve e Dortmundi u përballën në Torino, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Te Juventusi në këtë superndeshje debutoi Edon Zhegrova. Për sulmuesin e Kosovës është paraqitja e parë që nga 15 dhjetori i vitit të kaluar. Në fund të afatit kalimtar veror, Zhegrova kaloi nga Lille te gjiganti italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova u aktivizua në minutën e 87-të, në vend të Kenan Yildizit. Rezultati ishte 4:2 për Dortmundin dhe shumica e njerëzve menduan se çështja e fituesit ishte zgjedhur.
VIDEO: MOMENTET E ZHEGROVËS GJATË NDESHJES
edon zhegrova debut juventus pic.twitter.com/ypclaWCgKr
— Nesa (@nesamyy) September 16, 2025
Por Zhegrova dha kontribut që rezultati në fund të jetë 4:4. Ylli i Kosovës ishte pjesë e aksionit të golit të fundit, të shënuar nga Juventusi në minutën e gjashtë shtesë.
Lloyd Kelly shënoi golin e festës së madhe në Torino. Juventusi e ngushtoi rezultatin në 4:3 në minutën e 94-t, kur shënoi Dushan Vlahoviq. I njëjti lojtar asistoi për 4:4.
Ishte fund i shkëlqyer i një spektakli plot gola.
Të gjithë tetë golat u shënuan në pjesën e dytë. Dhe secili gol ishte më i mirë se tjetri.
Karim Adeyemi e kaloi në epërsi 1:0 Dortmundin në minutën e 52-të. Pasuan tre gola shumë të shpejtë.
Kenan Yildiz shënoi supergol për 1:1 në minutën e 63-të. Menjëherë në minutën e 65-të Dortmundi e ktheu epërsinë 2:1. Felix Nmecha shënoi me asistim të Adeyemit.
Por gol u shënua edhe në portën tjetër, menjëherë në minutën e 67-të. Yildizi asistoi për rezervistin Dushan Vlahoviq, që shënoi për 2:2.
Yan Couto shënoi për 3:2 në të mirë të Dortmundit në minutën e 74-t. Më pas gjermanët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi Ramy Bensebaini në minutën e 86-t.
Pasoi aktivizimi i Zhegrovës dhe episodi i fundit i dramës.
Zhegrova ishte shumë aktiv, ndonëse luajti pak. E mori përgjegjësinë në krahun e djathtë, duke qenë i rrezikshëm për mbrojtjen e Dortmundit.
Më shumë minuta priten për Zhegrovën në ndeshjet e ardhshme të Juventusit. Sinjalet e tij të para ishin pozitive.
Edon Zhegrova Vs Dortmund (H)
Juventus Debut pic.twitter.com/F8ZZhACMjO— 🦇 (@nrnprods) September 16, 2025