Filharmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media dhe aty u vendos, që nesër të mbahet koncert në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Koncerti do të mbahet në orën 20:00 nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, transmeton Koha.net
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti mbahet në kuadër të festivalit ReMusica.
Janë dy instrumentistë, Daniel Boeke që vjen në klarinetë, ndërsa në tubë Thomas Leleu. Të dy artistët e huaj do të udhëhiqen nga dirigjenti Gregory Charette. Në këtë koncert do të luhen veprat e kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj, Vittorio Monti, Georges Bizet dhe të Beethoven-it.