Garat e vënë në pah me të mirët. Mbi këtë parim bazohet Katedra e Regjisë së Filmit dhe e Televizionit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Për këtë arsye, ka kohë që profesorët brenda Fakultetit të Arteve kanë diskutuar për themelimin e një festivali të studentëve ku të njëjtit do të shfaqnin projektet e tyre filmike dhe do të vlerësoheshin nga një juri profesionale. Muaji maj, del të jetë fatlum sa i përket realizimit të kësaj ideje.
Të martën, profesorët e Katedrës së Regjisë së Filmit, Sylejman Kllokoqi, Ismet Sijarina e Ekrem Xani, morën iniciativën që të organizojnë “Festivalin online studentor”. Edicioni i parë i këtij festivali pesëditësh do të nisë më 5 maj dhe filmat do të shfaqen online në kanalin e Katedrës së aranzhuar nga Rektorati i UP-së dhe i menaxhuar fillimisht nga profesori e regjisori, Ismet Sijarina. Ani pse pandemia e virusit COVID-19 këtë herë ka ndikuar që Festivali të mbahet online, kornizat kufizuese që janë sivjet organizatorët kanë thënë se nuk do të vlejnë për edicionet e ardhshme. Synimet janë që Festivali të hapet edhe për studentët e regjisë së vendeve të tjera dhe të shpërbejë si pikëtakim për bashkëpunime ndëruniversitare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Festivalit, regjisori Jeton Ahmetaj, ka thënë se kanë diskutuar disa herë me kolegët dhe i kanë evidentuar mundësitë dhe problemet për një ndërmarrje të tillë. Sipas tij, meqenëse Katedra e Regjisë dhe Televizionit në UP prodhon rreth 25-30 filma në vit, u krijon mundësinë që të kenë një festival të nivelit të tillë.
“Qëllimi parësor është zhvillimi i nivelit profesional të studentëve dhe rrjedhimisht edhe i kinematografisë kosovare. Në të ardhmen Festivali do të jetë ndërkombëtar dhe garues gjithashtu, kështu që edhe njohja me programet e tjera universitare domosdo se është në favor të ngritjes profesionale”, ka thënë ai. Sipas tij, pa një krahasim të niveleve akademike nuk mund të pretendohet zhvillimi i mirëfilltë as i Katedrës dhe as i programeve të tyre studimore.