Kronikë

Zjarr në një banesë në “Bregun e Diellit”, një person pranon tretman mjekësor

Kamionet e Zjarrfikesve

Zjarri ka përfshirë një banesë në “Bregun e Diellit” të mërkurën në mëngjes. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se një person ka pranuar tretman mjekësor. 

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana. 

Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, ka thënë se zjarri tashmë është shuar. 

“Në ora 07:05, kemi pranuar informata për zjarr në një banesë te ‘Bregu i Diellit’, te banesat e bardha. Kemi intervenuar me ekipin ka pasur zjarr në një banesë nën kulm. Falë reagimit të shpejtë nuk e kemi lejuar të përhapet më tej. Gjithçka e kemi nën kontroll. Sipas informacioneve që kemi nuk ka ndonjë person të lënduar. Tashmë zjarri është shuar”, tha Gashi.