Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të autovinçit në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:45, teksa dy punëtorët ishin duke kryer punime.
Si pasojë e rrëzimit të mjetit, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, por njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët. Rasti është në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditëve të fundit ka pasur disa raste të lëndimeve të punëtorëve në punë, por edhe vdekjeve, shkaku i temperaturave të larta.
-
Një punëtor në Ferizaj e humb jetën në vendin e punës, tjetri merr lëndime
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një person vdes gjatë punës pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
Për gjashtë muaj, 13 vdekje në vendet e punës